Peshku është një ushqim me vlera të larta ushqimore, përmban proteina cilësore dhe një gamë të gjerë vitaminash dhe mikroelementësh, përfshirë këtu vitaminat A dhe D, fosfor, kalcium, hekur, bakër, magnezium, selenium jod etj. Proteinat e peshkut përmbajnë të gjitha llojet e aminoacideve të nevojshme për rritjen e organizmit të trupit të njeriut. Ato treten lehtë dhe janë superiore ndaj proteinave të tjera të  zarzavateve e drithërave dhe shumë të vlefshme, si dhe të gjithë proteinat e  mishit të zakonshëm.

Sipas ekspertëve, edhe në sasira të vogla, peshku ka nje impakt të theksuar pozitiv në përmirësimin e dietës së njeriut. Vaji i peshkut përmban acide yndyrore të domosdoshëm për zhvillimin e trurit të njeriut dhe është dhe një ushqim i domosdoshëm për nënat shtatëzana.

Përgjithësisht, njerëzit e vendeve në zhvillim janë shumë më të varur nga ushqimi i peshkut se sa ata të vendeve të zhvilluara. Kështu psh. në Amerikën Veriore njerëzit marrin nga peshku 7% të proteinave shtazore, në Europë 9% ndërsa në Afrikë, Azi dhe në vendet e tjera me të ardhura më të ulta njerëzit sigurojnë respektivisht 17, 26 dhe 22% të këtyre proteinave.